Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri – SHMSHA organizon Simpoziumin e I-rë mjekësor, me pjesëmarrjen e profesionistëve të fushave të ndryshme të mjekësisë nga Austria, Gjermania dhe Kosova. Qëllimi i këtij simpoziumi është shkëmbimi i përvojave profesionale dhe diskutimi mbi tema të ndryshme mjekësore, integrimin dhe punësimin e mjekëve të huaj në Austri, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve shqiptarë të shëndetësisë në Evropë. Regjistrimi Kërkon regjistrim: Po Tarifa e pjesëmarrjes 50 € Anëtarët e rregullt të SHMSHA-së janë të liruar nga pagesa. Tarifa e regjistrimit përfshin drekën, pauzat e kafesë dhe materialet e simpoziumit. Kontakti për regjistrim office@shmsha.at