Migrimi i shumë qytetarëve nga Kosova viteve e 90-ta lidhet edhe me migrimin e shtresës intelektuale. Pamundësia e vazhdimit të studimeve në kornizat e Universitetit të Prishtinës shtyu shumë studentë kosovarë që së pari të vazhdojnë studimet në vendet tjera të ish-Jugosllavisë, ndërsa pas shpërthimit të luftërave në këtë territor në vitin 1991 edhe në vendet tjera evropiane. Nga të gjitha vendet evropiane, Austria dallohet me numrin e madh të studentëve shqiptarë të cilët vazhduan ose filluan dhe përfunduan studimet e tyre në këtë vend. Një numër i konsiderueshëm i studentëve janë të shkencave mjekësore. Austria ka mbetur përzgjedhje e rrugës intelektuale te studentët shqiptarë edhe pas viteve 2000.
Pas përfundimit të studimeve në Austri, një numër i madh mjekësh të diplomuar kanë vazhduar të jetojnë dhe punojnë në vendet tjera gjermano-folëse, gjegjësisht në Gjermani dhe Zvicër. Një numër i caktuar i mjekëve është kthyer të punojë edhe në Kosovë, ku për arsye të situatës në shëndetësinë kosovare kryesisht punojnë në ordinanca dhe spitale private, ndërsa një numër mjekësh ka mbetur të punojë në Austri. Nga ky grup mjekësh që sot jetojnë dhe punojnë në Austri, i cili në vitet e fundit është rritur mjaft, në rend të parë edhe për shkak të rritjes së nevojës për mjekë edhe në Austri, ka lindur dëshira për një organizim të mjekëve shqiptarë në Austri, në kuadër të një shoqate përkatëse.
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri "SHMSA" është themeluar më 17 mars 2022. SHMSA ka për qëllim ndërlidhjen e profesionistëve shëndetësorë shqiptarë në Austri, ofrimin e këshillave dhe konsultimeve mjekësore për komunitetin shqipfolës në Austri, ofrimin e ndihmës ndaj institucioneve shëndetësore austriake në raste të kampanjave sensibilizuese shëndetësore (p.sh. në raste pandemie), lidhjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore austriake dhe atyre nga trevat shqiptare, si dhe shumë aktivitete tjera nga fusha e mjekësisë të cilat do të mund të shërbenin edhe në dobi të komunitetit shqipfolës në Austri dhe bashkëkombësve tanë në trevat shqiptare.
SHMSA është e gatshme dhe e hapur për bashkëpunim me shoqata dhe institucione tjera të ndryshme, me qëllim të arritjes së synimeve të lartpërmendura.
Mjekë me përvojë udhëheqin kolegë të rinj gjatë specializimit e nostrifikimit.
01Seminare CME të akredituara, në gjuhën shqipe dhe gjermane.
02Ditë shëndeti falas për familjet shqiptare në disa qytete austriake.
03Bursa dhe këshillim për studentë shqiptarë të mjekësisë në Austri.
04Bordi drejtues që udhëheq aktivitetet dhe vendimet e SHMSHA.
Fachbereich Zahnerhaltung und Spezial Ambulanz für Endodontie und Zahntraumatologie Universitätsklinik für Zahnmedizin und Mundgesundheit
Mjek i mjekësisë familjare dhe Specializant i Radiologjisë, LKH Feldbach
Specializant në Mjekësi Interne, Pyhrn-Eisenwurzen Klinikum Steyr
Specialiste e Mjekësisë Interne, Geriatrisë-Paliative dhe Diabetologjisë; Primaria e Departamentit të Mjekësisë Interne, Krankenhaus Güssing
Specializante në Neurologji, Universitätsklinikum LKH Graz; Kandidate e PhD-së në Medizinische Universität Graz
Farmacist, Markus Apotheke, Wien
Specializant në Radiologji, Kepler Universitätsklinikum, Linz
Mjekë, rezidentë dhe specialistë shqiptarë aktivë nëpër Austri.
Specialist për Kirurgji Pediatrike dhe Adoleshente dhe Mjekësi Intensive Pediatrike, Univ.-Klinik für Kinder- und Jugendchirurgie, Graz
Specializante e Psikiatrisë, LKH Universitätsklinikum Graz
Specialist në Oftalmologji dhe Optometri, Graz, Austri
Stomatolog, Wien
SHMSHA bashkëpunon me shoqata simotra, institucione shëndetësore dhe organe profesionale në rajon dhe më gjerë.