Rreth Nesh — SHMSHA, Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri

Historiku i Shoqatës

Një komunitet i ndërtuar mbi besim profesional

Migrimi i shumë qytetarëve nga Kosova viteve e 90-ta lidhet edhe me migrimin e shtresës intelektuale. Pamundësia e vazhdimit të studimeve në kornizat e Universitetit të Prishtinës shtyu shumë studentë kosovarë që së pari të vazhdojnë studimet në vendet tjera të ish-Jugosllavisë, ndërsa pas shpërthimit të luftërave në këtë territor në vitin 1991 edhe në vendet tjera evropiane. Nga të gjitha vendet evropiane, Austria dallohet me numrin e madh të studentëve shqiptarë të cilët vazhduan ose filluan dhe përfunduan studimet e tyre në këtë vend. Një numër i konsiderueshëm i studentëve janë të shkencave mjekësore. Austria ka mbetur përzgjedhje e rrugës intelektuale te studentët shqiptarë edhe pas viteve 2000.

Pas përfundimit të studimeve në Austri, një numër i madh mjekësh të diplomuar kanë vazhduar të jetojnë dhe punojnë në vendet tjera gjermano-folëse, gjegjësisht në Gjermani dhe Zvicër. Një numër i caktuar i mjekëve është kthyer të punojë edhe në Kosovë, ku për arsye të situatës në shëndetësinë kosovare kryesisht punojnë në ordinanca dhe spitale private, ndërsa një numër mjekësh ka mbetur të punojë në Austri. Nga ky grup mjekësh që sot jetojnë dhe punojnë në Austri, i cili në vitet e fundit është rritur mjaft, në rend të parë edhe për shkak të rritjes së nevojës për mjekë edhe në Austri, ka lindur dëshira për një organizim të mjekëve shqiptarë në Austri, në kuadër të një shoqate përkatëse.

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri "SHMSA" është themeluar më 17 mars 2022. SHMSA ka për qëllim ndërlidhjen e profesionistëve shëndetësorë shqiptarë në Austri, ofrimin e këshillave dhe konsultimeve mjekësore për komunitetin shqipfolës në Austri, ofrimin e ndihmës ndaj institucioneve shëndetësore austriake në raste të kampanjave sensibilizuese shëndetësore (p.sh. në raste pandemie), lidhjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore austriake dhe atyre nga trevat shqiptare, si dhe shumë aktivitete tjera nga fusha e mjekësisë të cilat do të mund të shërbenin edhe në dobi të komunitetit shqipfolës në Austri dhe bashkëkombësve tanë në trevat shqiptare.

SHMSA është e gatshme dhe e hapur për bashkëpunim me shoqata dhe institucione tjera të ndryshme, me qëllim të arritjes së synimeve të lartpërmendura.

Mentorim

Mjekë me përvojë udhëheqin kolegë të rinj gjatë specializimit e nostrifikimit.

01

Kujdes për komunitetin

Ditë shëndeti falas për familjet shqiptare në disa qytete austriake.

03

Vazhdimësi brezash

Bursa dhe këshillim për studentë shqiptarë të mjekësisë në Austri.

04
Kryesia

Kryesia e Shoqatës

Bordi drejtues që udhëheq aktivitetet dhe vendimet e SHMSHA.

Bujar Neziri
Dr. med. univ. Bujar Neziri
Nënkryetarë

Mjek i mjekësisë familjare dhe Specializant i Radiologjisë, LKH Feldbach

Arben Susuri
Dr. med. univ. Arben Susuri
Sekretarë

Specializant në Mjekësi Interne, Pyhrn-Eisenwurzen Klinikum Steyr

Mimoza Shema-Kastrati
OA. Dr. med. univ. Mimoza Shema-Kastrati
zv. Sekretare

Specialiste e Mjekësisë Interne, Geriatrisë-Paliative dhe Diabetologjisë; Primaria e Departamentit të Mjekësisë Interne, Krankenhaus Güssing

Rina Demjaha
Dr. med. univ. Rina Demjaha
Arkatare

Specializante në Neurologji, Universitätsklinikum LKH Graz; Kandidate e PhD-së në Medizinische Universität Graz

Faton Gorani
Prim. Dr. med. univ. Faton Gorani
Anëtarë
Pranvera Bimbashi
OA Dr. med. univ. Pranvera Bimbashi
Anëtare
Bajram Tershani
Mag. pharm. Bajram Tershani
Anëtarë

Farmacist, Markus Apotheke, Wien

Olgers Avllazagaj
Dr. med. univ. Olgers Avllazagaj
Anëtarë

Specializant në Radiologji, Kepler Universitätsklinikum, Linz

Sara Kuleta-Plakolli
Dr. med. univ. Sara Kuleta-Plakolli
Direktoria

Anëtarët e Shoqatës

Mjekë, rezidentë dhe specialistë shqiptarë aktivë nëpër Austri.

Adelina Trnava-Berisha
Dr. Adelina Trnava-Berisha

Specializante e Psikiatrisë, LKH Universitätsklinikum Graz

Bujar Berisha
Dr. Bujar Berisha

Specialist në Oftalmologji dhe Optometri, Graz, Austri

Rrjeti Ynë

Bashkëpunimet Tona

SHMSHA bashkëpunon me shoqata simotra, institucione shëndetësore dhe organe profesionale në rajon dhe më gjerë.

Zvicër

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër

Vizito →
Gjermani

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani

Vizito →
Itali

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Itali

Vizito →
Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës

Vizito →
Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë

Vizito →
Austri

Oda e Mjekëve të Austrisë (Ärztekammer)

Vizito →
Europë

Federata Mjekët Shqiptarë Europë

Vizito →
Anëtarësimi

Bëhu pjesë e rrjetit të mjekëve shqiptarë

Anëtarësohu →