Misioni ynë është të krijojmë ura bashkëpunimi, zhvillimi profesional dhe mbështetjeje për të gjithë profesionistët shqiptarë të shëndetësisë në Austri.
Më 13 qershor 2026, Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri organizoi Simpoziumin e III-të në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Steiermark-ut. Ngjarja mblodhi profesionistë të shëndetësisë nga Austria dhe vende të tjera, duke ofruar një platformë për shkëmbim shkencor, bashkëpunim institucional dhe forcim të rrjetit profesional të mjekëve shqiptarë.
SHMSHA shpreh pikëllimin e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e sulmit tragjik në BORG Dreierschützengasse në Graz. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.
Dje, me datë 17 Maj 2025 u mbajt simpoziumi i dytë i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Austri (SHMSHA). Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë për pjesëmarrjen edhe kontributin në simpoziumin e dytë të shoqatës sonë.
Lidhu me mjekë me përvojë që të ndihmojnë gjatë specializimit dhe nostrifikimit.
Akses te seminare CME të akredituara, në gjuhën shqipe dhe gjermane.
Lidhu me mjekë shqiptarë nëpër degët tona në çdo qytet kryesor të Austrisë.
Merr pjesë në eventin kryesor të shoqatës, me leksione, panele dhe rrjetëzim.