Udhëzime për provimin pranues dhe transferin anësor në Universitetin e Mjekësisë në Graz.
Studentët që dëshirojnë t'i fillojnë/vazhdojnë studimet në Universitetin e Mjekësisë në Graz duhet t'i ndjekin këto udhëzime.
Aplikantët që tashmë studiojnë Mjekësi ose Stomatologji në një institucion arsimor në Kosovë dhe kanë të fituara 180 pikë krediti ECTS, mund të aplikojnë për vazhdimin e studimeve në Universitetin e Mjekësisë në Graz nëpërmjet transferit anësor.
Të gjithë aplikantët që shprehin dëshirë për një transfer të tillë duhet të kenë njohuri të gjuhës gjermane dhe t'i nënshtrohen një testi që organizohet një herë në vit në Universitetin e Mjekësisë në Graz.
Regjistrimi për transfer bëhet online. Nevojitet vërtetimi që dëshmon posedimin e 180 ECTS (i përkthyer dhe i vërtetuar), si dhe pagesa në vlerë prej 110 €.
Numri i vendeve të disponueshme për transfer anësor për vitin akademik 2022/2023 ishte, sipas vendimit të rektoratit: dy vende për Mjekësi të Përgjithshme dhe asnjë vend për Stomatologji. Numri i vendeve për vitet pasardhëse ndryshon çdo vit — kontrollo linkun zyrtar për informacion të përditësuar.