Deklarata e Privatësisë

Përgjegjëse për përpunimin e të dhënave është SHMSA — Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri. Të dhënat e plota ligjore (adresë, person kontakti) gjenden te Impressum.

Cilat të dhëna mbledhim

Kjo faqe nuk përdor Google Analytics, Facebook Pixel, apo ndonjë mjet tjetër gjurmimi/marketingu. Të dhëna personale mblidhen vetëm kur ti vetë na i jep, në raste konkrete:

  • Formulari i kontaktit (faqja "Kontakto") — emri, email-i, statusi (mjek/rezident/student) dhe mesazhi yt, ruhen për t'u përgjigjur pyetjes tënde.
  • Formulari i anëtarësimit (faqja "Antarësohu") — emri, adresa, kontakti dhe të dhëna të tjera që plotëson, ruhen për të përpunuar aplikimin tënd për anëtarësim, vetëm pasi të japësh pëlqimin e qartë në formular.
  • Cookie e sesionit (PHPSESSID) — teknikisht e domosdoshme, përdoret vetëm për sigurinë e formularëve (mbrojtje CSRF) dhe funksionimin e panelit administrativ. S'përdoret për gjurmim apo profilim, dhe fshihet automatikisht kur mbyll shfletuesin.
  • Regjistrat e serverit (log-et) — si çdo faqe interneti, hosting-u regjistron automatikisht kërkesat (adresa IP, koha, faqja e vizituar) për qëllime sigurie dhe stabiliteti teknik. Këto ruhen nga ofruesi i hostimit sipas politikave të tij standarde.

Sa i gjatë e ruajmë

Mesazhet e kontaktit dhe aplikimet për anëtarësim ruhen deri sa çështja të trajtohet, dhe fshihen periodikisht nga administrata e shoqatës kur s'janë më të nevojshme.

Të drejtat e tua

Sipas GDPR-së, ke të drejtë të kërkosh nga ne: qasje në të dhënat e tua, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit, dhe të kundërshtosh përpunimin. Për çdo kërkesë, na kontakto direkt.

Kjo faqe do të plotësohet/rishikohet nga shoqata sipas nevojës (p.sh. nëse në të ardhmen shtohen mjete të reja si Analytics).